Llukmani i urtë i tha djalit të tij:
• Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde.
• Nëse je në kuvende njerëzish, ruaje gjuhën tënde.
• Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin tënd.
• Nëse je në sofër, ruaje stomakun tënd.
Dy gjëra mos i kujto kurrë:
• Të keqen që njerëzit të kanë bërë ty.
• Të mirën që ti u ke bërë njerëzve.
Dhe dy gjëra mos i harro kurrë:
• Allahun.
• Botën tjetër (Ahiretin).
